Që nga protesta e 8 Marsit e RrGGKsë, qytetarët kanë avokuar zëshëm për të drejta ligjore për gratë që kanë vujatur dhunë seksuale gjatë luftës.

RrGGK Kërkon Mbështetje për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale

Human Rights Watch ka vlerësuar se rreth 20,000 persona janë dhunuar gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
Dhuna seksuale e kryer në luftë përbën krim të luftës, krim kundër njerëzimit dhe akt themelor të gjenocidit, sipas Rezolutës 1820 të
Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Dhunën Seksuale kundër Civilëve në Konflikt.

Bosnia ka njohur të mbijetuarit e dhunës seksuale si “viktima” zyrtare të luftës, gjë që ka lehtësuar marrjen e përfitimeve nga ta dhe
shërimin e tyre. Megjithatë, të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë ende presin vëmendjen e mjaftueshme. Çështja e dhunës seksuale nuk është konsideruar në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët serb asnjëherë nuk kanë kërkuar falje për këto krime, e as nuk ka pasur ndonjë dënim apo dëmshpërblim. Për më tepër, shoqëria i ka izoluar dhe ka dështuar t’i mbështes gratë që kanë vuajtur dhunë të tillë. Shumë gra kanë provuar që të vazhdojnë me jetën e tyre pa trajtim piskologjik. Provat e mbledhura nga organizatat e grave sugjerojnë që kjo ka kontribuar në trauma, fobi, frenime në dëshirën seksuale dhe çrregullime të ngrënies, si
dhe dëmtime fizike të patrajtuara.
     
Gratë që kanë vuajtur dhunë seksuale kërkojnë që të futen në mes të kategorive të personave të prekur nga lufta. Kjo do të ofronte njohje, fund të stigmatizimit dhe kthim të dinjitetit. Pasi që dhuna seksuale është përdorur si armë e luftës, armë lufte, atëherë gratë duhet të trajtohen si të gjitha viktimat e luftës.
     
Më 8 Mars 2012, RrGGK organizoi protestën me moton: “Nuk duam lule por duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”, përmes së cilës RrGGK kërkoi mbrojtje ligjore për gratë e dhunuara gjatë luftës. Duke pasuar më shumë se një vit të punës avokuese intenzive që bashkoi gratë e shoqërisë civile dhe gratë në politikë, më 14 mars 2013, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre. Ky akt historik ofroi një fije shpresë për gratë që
përjetuan dhunë seksuale.
       
Megjithatë, leximi i parë kaloi me një diferencë të ngushtë (tre vota). Disa deputetë deklaruan se nuk ka burime të mjaftueshme financiare për ta mbështetur atë. RrGGK i sheh këto argument si të pabaza. Statistikat nga Bosnja sugjerojnë që edhe pse numri i përafërt i viktimave të dhunuara gjatë luftës atje ishte rreth 60,000, vetëm 900 kanë aplikuar për përfitime financiare.
     
RrGGK ka shkruar letra të ndryshme, së bashku me grupe të tjera të shoqërisë civile, duke kërkuar nga deputetët që të kalojnë këtë amandamentim të rëndësishëm, për t’iu kthyer dinjitetin grave që kanë vuajtur mjaft.