Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të bëjë lansimin e Strategjisë 2015-2018, të Enjten me 20 nëntor 2014, nga ora 10:45 deri 13:00 në Hotel Grand, Prishtinë.
Strategjia e re e RrGGK është përpiluar nga anëtaret e RrGGK-së, Bordi i Drejtorëve, partnerët kyç dhe palët e interesuara dhe përfshin pesë fusha programatike të identifikuara si prioritete nga anëtaret e RrGGK:
- Ngritja e Kapacitetit të Programit të RrGGK;
- Gratë në Politikë dhe Vendim-marrje;
- Të Drejtat e Grave në Kujdesin Shëndetësor;
- Programi kundër Dhuës në Baza Gjinore; dhe
- Fuqizimi Ekonomik i Grave.
Gjithashtu, në këtë event, RrGGK për herë të parë do të shfaq dokumentarin për Fondin e Grave të Kosovës, i cili u themelua në vitin 2012 për të kontribuar në aktivitetet që organizojnë anëtaret e RrGGK.