Gjatë 20-22 Prillit, aktivistet e të drejtave të grave nga Bosnia dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria lobuan për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave në Bruksel.
Pjesëmarrëset u takuan me anëtarë të Parlamentit Evropian (PE): Jozo Rado (nga Kroacia) Tanja Fajon (nga Sllovenia), përfaqësues të ndryshëm nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim (DP FNZ), përfshirë Helen Larsson dhe Isabelle Wertheim DP FNZ për Kosovën, Karolina Vertheim, Këshilltare Gjinore, Catherine Wendt, Drejtore e përkohshme për Ballkanin Perëndimor (DP FNZ), Björn van Roozendaal nga Asociacioni Ndërkombëtar i Lezbikeve, Gej, Biseksual, Trans dhe Interseks për Regjionin e Evropës dhe përfaqësuesit nga Zyra Ndërlidhëse Evropiane për Ndërtimin e Paqes.
- Prioritetizimi i të drejtave njerëzore të grave, vizibiliteti i këtyre të drejtave si dhe përfshirja e organizatave për të drejtat e grave në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.
- Nevoja për integrimin e mëtutjeshëm të perspektivës gjinore përgjatë gjithë Raportit të Progresit përfshirë një çasje më ndër-sektoriale.
- Rëndësinë që Raporti i Progresit të nxjerrë në pah se të gjitha institucionet publike duhet të mbajnë të dhëna të ndara sipas gjinisë, integrim gjinor në të gjitha ligjet, dokumentet dhe politikat e paraqitura nga ana e qeverisë dhe institucioneve dhe zbatimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore.
- Emërimi i një Këshillëtare/i Gjinor/e në Misionet e BE-së.
- Financim të qëndrueshme të organizata ve të grave, mbështetje direkte dhe institucionale të organizatave të grave.
- Nën-përfaqësimi i grave në përgjithësi në proceset vendimmarrëse në Kosovë, dhe përfshirja e grave në Dialogun Kosovë-Serbi në pajtim me Rezolutën 1325.
- Pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës, diskriminimi në vendin e punës dhe nevoja për pushim prindëror për të dy prindërit.
- Mungesa e fondeve për përmirësimet dhe reformat në sektorin e shëndetësisë.
- Dhuna në baza gjinore, në veçanti dhuna në familje dhe ngacmimet seksuale.
- Mos ndarja e buxhetit për kompensimin e të mbijetuarave/it e dhunës seksuale gjatë luftës.
- Mungesa e perspektivës gjinore në Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (PKZMSA).
- Trajnimi i detyrueshëm për barazinë gjinore për të gjithë shërbyesit civil, si pjesë e Reformës së Administratës Publike.
Kjo iniciativë avokuese u mbështet nga Kvinna till Kvinna si pjesë e përpjekjeve të tyre për të sjellë iniciativat avokuese të organizatave të grave në Ballkan më afër Bashkimit Evropian.