RrGGK merr pjesë në trajnimin “Hapjen e tregjeve të punës për gratë”

Me 14-15 janar, USAID EMPOWER Private Sector dhe Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në Kosovë organizuan trajnimin Hapjen e tregjeve të punës për gratë  (Integrimi i përspektivës gjinore në zhvillimin e zingjirit të vlerës), ku morrën pjesë rreth 20 përfaqësues të OJQ-ve, përfshirë edhe Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), së bashku më përfaqësues të agjencioneve dhe organizatave implementuese të projekteve. Trajnimi u udhëheq nga Vjosa Mullatahiri dhe Artan Xërxa.
     Trajnimi ishte i përshtatur për pjesëmarrësit e trajnimit të parë “Integrimi i përspektivës gjinore në zhvillimin e zingjirit të vlerës” që u mbajt me 5-9 tetor, i përkrahur nga Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në Kosovë, në mënyrë që ata të mund t’i përcjellin njohuritë e tyre tek anëtarët, stafi dhe përfituesit e organizatave të tyre.
     Trajnimi ofroi mjete për përfshirjen e aspekteve gjinore në analizën e zinxhirëve të vlerave dhe në hartimin e strategjive gjinore që rrisin fuqizimin dhe të ardhurat për të gjitha grupet e interesit. 
     Zinxhiri i vlerës është një seri e plotë e aktiviteteve të ndryshme nëpër të cilat kalon një biznes në mënyrë që të sjellë një produkt apo shërbim tek klientët e saj. Kjo gjithashtu mund të referohet edhe si modeli se si një biznes merr lëndën e parë si një input, i shton vlerë lëndës së parë duke kaluar nëpër procese të ndryshme, dhe pastaj shet produktin e përfunduar për klientët e saj. 
      Trajnimi, përmes ofrimit të materialeve të ndryshme dhe shumë punë në grupe për pjesëmarrësit, synonte që të qartësohen qëllimet dhe objektivat gjinore për zhvillimin e zinxhirit të vlerës duke bërë dallimin në mes të çasjes “mos lëndo” (“do not harm”), përfshirjes gjinore, fuqizimit të grave dhe transformimit gjinor, si dhe të pajisë pjesëmarrësit me mjete dhe njohuri për zhvillimin e strategjive të qëndrueshme gjinore që përmbajnë: zgjidhje të ndryshimeve gjinore të afta për marrjen e tregut dhe të intervenimeve gjinore të sakta në kohë të cilat mund t’i sjellin këto ndryshime.