A jeni adhurues, mik ose përkrahës i Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)? Ndoshta ju nuk keni organizatë tuajën ose nuk jetoni në Kosovë, por ndiheni i/e lidhur me punën tonë dhe dëshironi të na përkrahni? Ne kemi një program të ri për ju! RrGGK ka kënaqësinë të shpallë Programin tonë të ri për Anëtarësim Individual. Programi iu ofron individëve mundësinë për tu bërë pjesë e rrjetit tonë!
Për tu bërë anëtar i RrGGK, ne mirësisht kërkojmë një donacion prej €50 në vit (që është më pak se €5 në muaj). Natyrisht që ne çmojmë çdo donacion shtesë që ju shprehni dëshirën ta bëni! Për banorët në SHBA donacionet lirohen nga taksat. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë në Fondin e Qëndrueshmërisë të RrGGK, duke mbuluar kështu shpenzime qenësore dhe duke përkrahur programe të rëndësishme. Si anëtar, ju do të pranoni informata të përditësuara për punën e RrGGK-së dhe atë se si i kemi shpenzuar fondet e anëtarëve për qëllime të mira. Kjo përfshinë E-Buletinin mujor dhe raportin vjetor me pasqyrat financiare të audituara. Ne poashtu do të përfshijmë emrin tuaj në listën tonë të anëtarëve (përveç nëse ju preferoni që të mos e bëjmë këtë gjë).
Si një anëtar i RrGGK-së, ju mund të ndiheni krenarë që jeni pjesë e një rrjeti mbarë botërorë të njerëzve të përkushtuar për të mbështetur, mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në Kosovë. Për tu anëtarësuar, ju lutem shkruani në info@womensnetwork.org apo vizitoni uebfaqen tonë. P.S. Për tu anëtarësuar nuk është e nevojshme të jeni grua. Ne mirëpresim edhe burrat që përkrahin punën tonë!!