RrGGK organizon punëtori mbi Avokim në Partneritet

 Sipas kërkesave të anëtareve gjatë monitorimit të kodit të mirësjelljes, me 23 shkurt, RrGGK organizoi punëtorinë mbi Avokimin në Partneritet, ku morrën pjesë rreth 40 përfaqesuese të organizatave anëtare të RrGGK dhe pjesëtare të grupit FamACT.
    Gjatë kësaj punëtorie u diskutua për rëndësinë e krijimit të partneriteteve/koalicioneve dhe avokimit në partneritet me palë të ndryshme të interesit. Gjithashtu, përmes punës interaktive në grupe organizatat anëtare patën mundësinë të identifikojnë së bashku palët e interesit, të prezantojnë idetë e tyre për partneritet, dhe të krijojnë strategji të përbashkëta për avokim.
Gjatë punëtorisë pjesëmarrëset duke krijuar strategjitë e përbashkëta për avokim identifikuan palët e interesit, pjesë shumë e rëndësishme për të pasur një avokim të suksesshem.
    Kjo punëtori ishte shumë e dobishme për anëtaret e RrGGK, sidomos për ato organizata të cilat planifikojnë të aplikojnë së bashku në Fondin e Grave të Kosovës, për grant avokim në partneritet për ndryshim.
    “Pasi që është periudha e aplikimit për grante, kjo punëtori na ndihmoi shumë që të kemi sa më shumë informata dhe ta përgadisim iniciativën tonë avokuese sa ma mirë,”u shpreh një pjesëmarrëse.
RrGGK do të vazhdoj në të ardhmën të organizoj punëtori të ngjashme lidhur me avokimin.
Kjo punëtori u përkrah nga Austrian Development Agency (ADA).