RrGGK përkrahë “Thirrjet e Nënave” dhe i bashkangjitet protestës

 Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përkrahë shoqatën “Thirrjet e Nënave” dhe i bashkangjitet protestës mbarëpopullore që do të mbahet të shtunen me 24 janar, para Bibliotekës Kombëtare nga ora 14:00.

 
Për 16 vite, shoqata “Thirrjet e Nënave”, vazhdon të kërkoj zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Gjuha e urrejtjes e përdorur nga z. Aleksander Jabllanoviq dhe mosnjohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, ka shqetësuar jashtë mase RrGGK-në dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Andaj, RrGGK do t’i bashkangjitet kësaj proteste me kërkesën që Jabllanoviq të shkarkohet nga detyra.