RrGGK po realizon hulumimin mbi Qasjen e Grave në Kujdes Cilësor Shëndetësor

RrGGK ka filluar hulumtimin mbi shëndetësinë, me qëllim të përmirësimit të qasjes së grave dhe vajzave në kujdes cilësor shëndetësor. Deri tani, anketuesit kanë intervistuar 1,300 qytetarë, burra dhe gra nga të gjtha grupet etnike, të moshave mbi 16 vjeç, nga zonat urbane dhe rurale në tërë Kosovën. Anketuesit kanë mbledhur të dhëna se sa janë të informuar qyetar të ndryshëm mbi të drejtat e tyre në shëndetësi, shkeljet e të drejtave në shëndetësi, shëndetin riprodhues, aktivitetin seksual, shëndetin e nënës dhe fëmijëve, si dhe mundësitë dhe qasjen në shërbime  cilësore shëndetësore.
Praktikantet nga Danimarka, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar këtij hulumtimi duke dhënë kontributin e tyre në mënyrë vullnetare. Ato janë duke punuar në kodim dhe analizim të të dhënave dhe më pas do të vazhdojnë me përmbledhjen e gjetjeve finale nga këto të dhëna, me qëllim të shkrimit të raportit të plotë.
            Që raporti të jetë sa më i kompletuar, ekipi hulumtues është duke realizuar edhe intervista me akterët kyq në shëndetësi siç janë punëtorët e shëndetësisë dhe institucionet e tjera shtetërore. Ministria e Shëndetësisë është duke përkrahur RrGGK-në në këtë projekt me ç’rast ka përpiluar një letër mbështetëse ku i fton të gjitha institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës të bashkëpunojnë me RrGGK-në duke ofruar të dhëna në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon rruajtjen e konfidencialotetit.
Këtë vit, universiteti Dartmouth College ka hyrë në një partneritet me RrGGK për të ndihmuar në përfundimin e projektit kërkimor shëndetësor. Në Kosovë fokusi i hulumtuesve nga SHBA-të ka qenë në analizën e të dhënave të anketave. Secila prej hulumtueseve ka një specialiteti të ndryshëm; përfshirë në anën sasiore, duke filluar analizën fillestare, ndërsa pastaj me anën cilësore, duke shkruar guida të intervistës dhe të raportit.
Interesimi i vullnetarëve që të jenë pjesëmarrë në këtë hulumtim ka qenë shumë i madh, ku shumë prej tyre kanë punuar në fushën e mbledhjes së ankesave ndërsa të tjerë që janë dhe studiues fushës së mjekësisë si në adminstrata, farmaci dhe në shkollën e mjekësisë, kanë kryer hulumtim me akterët kyç të në shëndetësi si gjinekologë, onkologë, kardiologë, specializantë të mjekësisë familjare, infermierë dhe farmacistë. Që të gjitha kanë kontribuar me përvojën dhe njouritë e tyre në këtë hulumtim.
I gjithë ky hulumtim ka ndihmuar në pasqyrën e qasjes së grave dhe vajzave në  kujdesin shëndetësor si dhe ka bërë të mundur që shumë vajza të cilat kanë vështirësi të gjejnë punë, të u jepet një mundësi për të fituar përvojë si dhe për të kontribuar për diçka të rëndësishme.
Ky hulumtim realizohet nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dhe nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me akterë të tjerë përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencinë për Barazi Gjinore, Agjencinë e Statistikave të Kosovës, UNDP, UNFPA, WHO, dhe Universitetin e Dartmouthit.