RrGGK shpreh ngushëllime me rastin e ndërrimit të jetës së Dr. Gani Demolli

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) me pikëllim të thellë mori lajmin për ndërrimin e jetës së Humanistit, Themeluesit të Shërbimit Shëndetësor të Kosovës, Dr. Gani Demolli.

Aktivistet e organizatave të grave, të cilat janë anëtare të RrGGK do ta kujtojnë Dr. Demollin si një humanist që ka shpëtuar jetë të grave dhe burrave të Kosovës, një aktivist që besonte në barazinë gjinore, një guximtar i cili edhe në kohën kur regjimi serb mbyllte shtëpitë shëndetësore, ai hapte ambulanta edhe nëpër viset më rurale.

Me këtë rast shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Demolli.