RrGGK iu dha çertifikata mirënjohjeje Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës, me 23 shtator, në Pejë. Të dy vajzat përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Botërorë të Xhudos, ndërsa Majlinda Kelmendi solli medaljen e artë.
Anëtaret e RrGGK, në takimin e tyre të rregullt të mbajtur në muajin shtator vendosën që të shprehin mirënjohje pë arritjet e vajzave, pasi që ato shërbejnë si shembull pozitiv për vajzat tjera në Kosovë.
Sic është shprehur edhe Majlinda Kelmendi në televizionin kombëtar, “Nuk është me rëndësi se ku fillon, por ku do të arrish. Me përkushtim, punë dhe vullnet të madh çdokush ia arrinë qëllimit që synon.”
Për më tepër, si kampione e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi është heroina e parë kombëtare e Kosovës, si shtet i ri.
Anëtaret e RrGGK përgëzojnë Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakoven për arritjet e tyre dhe shpresojnë që do të arrijnë të fuqizojnë shumë vajza të tjera në Kosovë që të realizojnë ëndërrat e tyre.
Gjithashtu, RrGGK ka ftuar dy vajzat t’i bashkangjiten Iniciativës për Fuqizimin e Vajzave.