RrGK bashkëpunon me KQZ-në për të promovuar barazinë gjinore në proceset zgjedhore 

Divizioni për Edukim dhe Informim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) gjatë mesit të muajit nëntor ka zhvilluar një takim me stafin e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK). Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi i një serie tryezash të rrumbullakëta për barazinë gjinore në proceset zgjedhore, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). 

Tryezat, të cilat veçse kanë nisur të organizohen dhe Rrjeti është pjesëmarrës, dhe do të vazhdojnë edhe përgjatë dhjetorit, synojnë të adresojnë sfidat që ndikojnë në përfaqësimin politik të grave në Kosovë dhe të identifikojnë zgjidhje konkrete për të rritur përfshirjen e tyre. 

RrGK do të kontribuojë me ekspertizë dhe njohuri praktike për të siguruar që zëri i grave të përfaqësohet fuqishëm. Ky bashkëpunim synon të forcojë kapacitetet e grave kandidate dhe të promovojë barazinë gjinore si parim themelor të proceseve zgjedhore. 

Rrjeti vlerëson se gratë përbëjnë gjysmën e shoqërisë dhe duhet të përfaqësohen si të tilla në politikë.  

Ky bashkëpunim nënvizon përkushtimin e institucioneve dhe organizatave për të punuar së bashku drejt një shoqërie ku gratë zënë vendin që meritojnë në politikëbërje dhe vendimmarrje.