RrGK dhe UN Women vazhdojnë përkrahjen e strehimoreve

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) më 2 korrik ka zhvilluar një takim online me strehimoret e Kosovës dhe UN Women.  

Gjatë këtij takimi, Vlora Tuzi-Nushi, Drejtore e UN Women-Kosovë ka informuar përfaqësueset e strehimoreve për nismën që ka ndërmarrë kjo organizatë për nënshkrimin e një memorandumi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë (MD), Rrjetit të Shitjes me Pakicë dhe RrGK-së. 

Në emër të strehimoreve, ky memorandum u nënshkrua nga Drjetorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova. Falë këtij memorandumi, personat e strehuar për dhunën në familje dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, do të kenë më të lehtë punësimin.  

Ky takim tutje vazhdoi me diskutim lidhur me mundësitë e përkrahjes për aktivitete të përbashkëta.  

LEXO EDHE

Lehtësohet punësimi i viktimave të dhunës në familje dhe të dhunës seksuale gjatë luftës

RrGK bën thirrje për njohje dhe respekt për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.