RrGK kontribuon në grupin punues për hartimin e PKBGJ-së

 Agjencia për Barazi Gjinore (ABGj) bazuar në nenin 11 të Ligjit për Barazi Gjinore ka qenë e obliguar të inicioj hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore (PKBGj) si dokument strategjik i Qeverisë së Kosovës, i cili përcakton synimet, masat dhe akterët kryesor që janë përgjegjës për arritjen e barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore dhe kulturore për gratë dhe burrat në Kosovë në vitet 2017-2021. 
      Me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa me 23 dhjetor të vitit është emëruar ekipi qendror për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2017-2021 dhe nëngrupeve punuese tematike (vendimi nr. 069/2016). 
       Grupi punues për hartimin e këtij dokumenti, pjesë e të cilit ishte edhe Rrrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), për gjashtë ditë radhazi ka zhvilluar punëtori ku është diskutuar lidhur me mbledhjen, analizimin dhe ofrimin e informatave të nevojshme gjatë dhe deri në përfundim të procesit të finalizimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore dhe Planit të Veprimit. Dokumenti është i ndarë në tri shtylla: Fuqizimi ekonomik dhe mirëqenia sociale; Zhvillimi njerëzor; Vendimmarrja dhe përfaqësimi, Gratë, Paqja dhe Siguria. Punëtoritë u realizuan me mbështetjen e SIDA’s.