Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka punuar intensivisht në drejtim të koordinimit të nevojshëm me akterët e ndryshëm relevant me qëllim të promovimit të barazisë gjinore dhe të drejta të grave në Kosovë. Gjatë muajit shkurt dhe mars, RrGK u takua me partnerë vendor dhe ndërkombëtarë për të prezantuar shtyllat kyqe të strategjisë së re katërvjeqare të RrGK-së si dhe për të diskutuar progresin e partnerëve dhe planet e ardhshme sa i përket promovimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në Kosovë.
RrGK pati nderin të bisedonte me përfaqësuesit e Agencisë për Barazi Gjinore në Kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mjedisit në Kosovë, Bashkimin Evropian në Kosovë, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Institutin GAP, Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), UN Women në Kosovë, dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në Kosovë.
Diskutimet u fokusuan në buxhetin e përgjegjshëm në Kosovë, reforma të rëndësishme ligjore, konsultim me shoqërinë civile dhe mundësitë për institucionalizimin e mëtejshëm të buxhetit të përgjegjshëm në vend. Më specifikisht, RrGK diskutoi rëndësinë e buxhetit të përgjegjshëm gjinorë lidhje me ndryshimet klimatike, mbrojten e ambientit dhe nevojën për hulumtime në vend. Kështu, RrGK po ndërmarr hapa për të nisur hulumtim në Kosovë, në bashkëpunim me aktorët relevant, duke përdorur një metodologji që po zhvillohet këtë vit me partnerët e RrGK-së në Rrjetin e Mbikqyrësve të Buxhetimit Gjinor. Kjo iniciativë është pjesë e aksioneve të përbashkëta që mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). RrGK shprehë përkushtimin e saj për dialogun dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me akterët relevant dhe partnerë për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të drejta për të gjithë.
Palët e interesit dhe partnerët vlerësuan lartë përpjekjet dhe përkushtimin e RrGK-së për barazi gjinore në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë e tyre për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm mbi promovimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, fushën e mjedisit si dhe promovimin e barazisë gjinore në Kosovë.
RrGK është e lumtur që ka mbështetjen e këtyre akterëve relevant dhe do të vazhdojë takimet koordinuese duke punuar për bashkëpunim të mëtejshëm për të siguruar që të drejtat e grave të mbrohen dhe barazia gjinore të arrihet në Kosovë.