RrGK me aksion kundërshton dënimet e ulëta për vrasësit e grave

Ftesë për media

Gratë në Kosovë po vazhdojnë të vriten nga burrat dhe dhuna në shumë familje kosovare po mbetet përditshmëri tejet e hidhur.

Për institucionet e drejtësisë duket se jeta e grave në Kosovë vlen pak. Dënimet e shqiptuara nga institucionet janë të ulëta dhe përçojnë mesazhin se dhuna ndaj grave është e tolerueshme dhe se nuk merr dënim meritor.

Për ta adresuar këtë, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të ndërmarrë një aksion nesër më 16 shtator nga ora 12:00 para Prokurorisë në Prishtinë, me distancë fizike dhe me maska.

Policia e Kosovës e ka kufizuar këtë organizim në ‘simbolik’ dhe me pjesëmarrje të jo më shumë se pesë personave.

Ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.