RrGK prezanton në Samitin e Politikave Evropiane: Ballkani Perëndimor midis shpresës dhe realitetit: Duhen dy persona për të vallëzuar tangon

Përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) Nicole Farnsworth ishte një nga folëset në emër të Koalicionit Rajonal kundër diskriminimit me bazë gjinore në Punë në një Samit të Politikave Evropiane për Ballkanin Perëndimor (BP), të organizuar nga Miqtë e Evropës (FOE). 

Gjatë tryezës së rrumbullakët me temën “Gratë, të rinjtë dhe tregu i punës”, ajo prezantoi çështjet kyçe që pengojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. Për t’i adresuar këto, ajo rekomandoi që Bashkimi Evropian (BE) dhe qeveritë: 

  • Të investojnë në kujdesin e fëmijëve dhe arsimin e hershëm ta bëjnë më të përballueshëm; 
  • Të bëjnë ndryshimin e ligjeve të punës në përputhje me Direktivën e BE-së për Bilancin e Punës dhe Jetës, dhe të garantojnë të drejtat e grave dhe burrave për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tyre (duke ofruar pushimin me pagesë); 
  •  ngrisin kapacitetet e inspektorëve të punës për të trajtuar diskriminimin me bazë gjinore në punë; 
  • Të sigurojnë që ndërhyrjet e planifikuara të adresoj ekonominë joformale bazuar në analizën e ndikimit gjinor, në mënyrë që ata të ndjekin qasjen “mos bëj dëm”. 

Për më tepër, ajo tha që BE mund të vazhdojë të mbikqyrë diskriminimin me bazë gjinore dhe punës në raportet e vendit, përmes dialogut politik dhe fondeve për t’u bërë presion qeverive për të bërë reforma.  

Në fund ajo theksoi se BE-ja duhet të përfundojë procesin e liberalizimit të vizave. 

Konferenca ndërkombëtare mblodhi politikëbërës të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të bizneseve dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe akademikë e gazetarë. 

Disa nga pyetjet e diskutuara rreth temëGratë, të rinjtë dhe tregu i punës”  ishin:  

  • Si po e inkurajon Bashkimi Evropian përfshirjen e të rinjëve dhe grave në tregun e punës të Ballkanit Perëndimor? 
  • Cilat masa mund të ndërmarrin qeveritë e rajonit për të luftuar në mënyrë efektive ikjen e trurit (largimin e njerëzve të trajnuar dhe të shkolluar nga vendi). 
  • A e përgatit sistemi i arsimit në vendet e Ballkanit Perëndimor rininë për sfidat e tregut modern të punës? 

Temat e tjera të diskutuara në këtë samit përfshinë marrëdhëniet e BP dhe BE në mjedisin aktual gjeopolitik (“Një vallëzim pa partnerë?”); transformimin digjital, si dhe sfidat drejt pajtimit. 

Folës të tjerë në këtë konferencë ishin: Hashim Thaçi – President i Kosovës;  Christian Danielsson – Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerimit; Tanja Fajon Kryetare e Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim – Asocimit BE – Serbi; Majlinda Bregu  Sekretare e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal. 

Koalicioni Rajonal kundër Diskriminimit me bazë Gjinore në Punë përfshin gjashtë organizata të të drejtave të grave nga BP;  Reactor – Research in Action  nga Maqedonia Veriore, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC)  nga Shqipëria, Helsinki Citizens’ Assembly Banja Luka  nga Bosnja dhe Hercegovina, Women’s Rights Centre  nga Mali i Zi, dhe Kvinna till Kvinna Foundation nga Suedia përmes zyrës së saj në Serbi. 

Gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura nxorën nga studimi i fundit mbi Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga BE dhe i bashkëfinancuar nga Sida. 

 

Më shumë rreth ngjarjes KЁTU (e qasshme vetënë gjuhën angleze).