RrGK, QKSGj dhe Asociacioni i Grave për të Drejtat e Njeriut njoftohen me kornizën ligjore austriake kundër dhunës ndaj grave

 Nën organizimin e Kvinna Till Kvinna, në datat 18 deri më 21 shtator, tri organizata nga Kosova patën mundësinë të njihen për së afërmi me kornizën ligjore të shtetit të Austrisë, në lidhje me luftimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave. 
        Në kuadër të kësaj vizite, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) si dhe organizatat anëtare Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) dhe Asociacioni i Grave për të Drejtat e Njeriut patën mundësinë që gjatë tri ditëve të vizitojnë institucione dhe të takojnë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Austrisë, të cilat kanë për qëllim tu ofrojnë ndihmë grave dhe vajzave që kanë përjetuar dhunë. 
       Pjesëmarrëset nga Kosova patën mundësi të shohim më për së afërmi punën që bëjnë Qendrat e Intervenimit kundër Dhunës në Familje, Qendrat e Këshillimi për burrat e dhunshëm, Rrjetin “Gratë Kundër Dhunës”, strehimoret, Agjencinë për të Drejta Fundamentale, OSBE, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Grave, Gjykatën e Qarkut, Departamentin për Qështje të Grave, si dhe Ministrinë e Punëve dhe Brendshme. 
        Për pjesëmarrëset në këtë vizitë ishte mjaftë i rëndësishëm fakti se në Austri, interesimi për parandalim të dhunës ndaj grave dhe në luftim të saj ishin një prej prioriteteve vendore. Nga Departamenti për Qeshtje të Grave (Department for Ëomen’s Affairs) pjesëmarrëset u njoftuan se buxheti i ndarë për gratë, është një prej linjave buxhetore më e larta e qeverisë së Austrisë, dhe është një  prej linjave e cila për dallim nga linjat e tjera, që asnjëherë nuk zvogëlohet. 
      Përvec Kosovës, në këtë vizitë studimore morën pjesë edhe organizatat e grave nga rajoni, përfshirë këtu organizatat nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria.