Më 7 qershor, përfaqësuese të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) kanë vizituar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun, për ta uruar atë për këtë post, si dhe për të diskutuar së bashku për mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e mëtejmë të barazisë gjinore në Kosovë.
Ndër çështjet që u diskutuan ishin: përputhja e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me Ligjin për Barazi Gjinore, koordinimi i mëtejshëm për ta luftuar dhunën dhe ngacmimet seksuale ndaj grave, si dhe përfshirja e grave në dialogun Kosovë-Serbi përmes grupit të ekspertëve.
[RrGK kërkon përfshirjen e grave dhe nevojave të tyre në dialogun me Serbinë]
Siç bëri të ditur edhe Presidenca përmes një njoftimi, Presidentja Osmani ka theksuar se përgjatë mandatit të saj, barazia gjinore është një nga prioritetet e saj së bashku me të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe me agjendën e gjelbër.
RrGK ishte takuar me Osmanin edhe gjatë kohës sa ajo ishte kryeparamentare, në shkurt të vitit 2021, me ç’rast bashkëbiseduan ndër të tjerash edhe për krijimin e një linje buxhetore të veçantë dhe të përhershme për strehimoret e viktimave të dhunës në familje. Lexo më shumë KËTU.
Kurse, në këtë LINK mund të lexoni letrën që RrGK i ka dërguar Osmani-Sadriut me rastin e zgjedhjes së saj në krye të Presidencës: