Me datë 8 tetor, në Shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, Artpolis realizoi premierën e shfaqjes së forum teatrit “Prapa Ekranit”. Ky aktivitet synon të rrisë vetëdijen e të rinjve mbi dhunën me bazë gjinore (GBV) dhe dhunën me bazë gjinore të lehtësuar përmes teknologjisë (TFGBV).
Studentët ndoqën skena që ilustrojnë situata reale ku mund të ndodhë dhuna me bazë gjinore, duke u përfshirë në diskutime dhe sugjerime për mënyra të mundshme ndërhyrjeje dhe mbrojtjeje të viktimave. Ky format interaktiv u mundëson të rinjve të shprehin mendimet e tyre dhe të reflektojnë mbi rolin e tyre në parandalimin e dhunës.
Aktiviteti u prit me interes dhe angazhim nga studentët, të cilët diskutuan hapur mbi situata të ndryshme, sfidat dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit në komunitet. Forum teatri u shndërrua në një hapësirë të sigurtë ku studentët ndjenë mundësinë të mendojnë dhe të veprojnë për të krijuar një ambient më të sigurt dhe të respektueshëm për të gjithë.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Artpolis dhe RrGK për të edukuar të rinjtë dhe për të fuqizuar njohuritë e tyre mbi GBV dhe TFGBV, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të vetëdijesuar mbi këto tema. Aktiviteti u zhvillua nga Artpolis, në kuadër të projektit që zbatohet nga East-West Management Institute, Inc. (EWMI) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).