Këtë të shtunë, me datë 16 dhjetor 2017, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon Kuvendin e 15-të me radhë të Anëtareve. RrGK ka punuar në arritjen e vizionit të saj që të bëj Kosovën një vend ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe bëjnë një jetë pa dhunë.Vizionin e saj, RrGK e arrin përmes misionit të saj që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.