Rrjeti i Mbikëqyrjes së Buxhetimit Gjinor (RrMBGj) ka kënaqësinë të ftojë të gjitha organizatat e shoqërisë civile që janë të interesuara për të marrë pjesë në sesionet tona informuese online që do të mbahen më 1 korrik nga ora 14:00 deri në 16:00 përmes platformës Zoom, duke përdorur këtë link: https://us02web.zoom.us/j/83287208962?pwd=LCsowlGFjlc3Zb1algavtvWd4tvZs8.1
Qëllimi i këtyre sesioneve është të ofrojë më shumë informacion në lidhje me Thirrjen për Aplikim për Ngritjen e Kapaciteteve dhe Dhënien e Granteve për financimin e çështjeve që lidhen me ndryshimet klimatike nga perspektiva gjinore .
Gjatë këtyre sesioneve, ne do të ofrojmë detaje rreth thirrjes dhe do i përgjigjemi çdo pyetjeje që mund të keni. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth kësaj skeme granti dhe se si mund të përdoret për të promovuar barazinë gjinore.
Prandaj, inkurajojmë të gjitha organizatat e interesuara të shprehin interesin e tyre dhe të marrin pjesë në këto sesione informuese.
Kjo thirrje është pjesë e projektit “FUQIZIMI I TRANSPARENCËS DHE LLOGARIDHËNIES PËR BARAZINË GJINORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR DHE MOLDAVI (RRJETI I MBIKËQYRJES SË BUXHETIMIT GJINOR (RrMBGj), FAZA II)” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Ju lutem të konfirmoni pjesmarrjen tuaj deri më 30 qershor tek elirjeta@womensnetwork.org
Thirrja për propozime në gjuhën shqipe: https://womensnetwork.org/sq/thirrje-publike-per-aplikim-per-ngritjen-e-kapaciteteve-dhe-grantet-per-financimin-e-ceshtjeve-qe-lidhen-me-ndryshimet-klimatike-nga-perspektiva-gjinore/