Rrugëtimi i OPED nga avokimi për ujë të pijshëm drejt fuqizimit të grave dhe llogaridhënies lokale 

Organizata OPED është themeluar në vitin 2017, nga nevoja për të ngritur një zë të fuqishëm qytetar për çështjet mjedisore në fshatin Orllan të komunës së Podujevës, kjo zonë me potencial të madh turistik, por që vuante nga mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, e vetëdijes qytetare për potencialin që e ka ky vend.  

Në përputhje me zhvillimin e organizatës dhe zgjerimin e fushëveprimit, këtë vit organizata ndryshoi edhe emrin e saj nga “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” në Organization for Partnership Engagement and Development (OPED), duke reflektuar më mirë vizionin e saj për angazhim të gjerë në partneritete dhe zhvillim gjithëpërfshirës. Ky ribrendim i organizatës ka ardhë në kohën kur emri i mëparshëm nuk është parë më si adekuat.  

OPED ka marrë mbështetje nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) për mbështetje organizative disa herë, duke mundësuar rritjen e vizibilitetit e arritjen e zhvillimit të vazhdueshëm të organizatës.  

Përmes mbështetjes organizative paraprake të marrë nga RrGK, OPED ka hartuar strategjinë e organizatës, që si qëllim strategjik ka rritjen e llogaridhënies institucionale dhe demokracisë në nivel lokal.   

Nga mungesa e organizimeve të grave në komunën e Podujevës, ideja e formimit të një forumi (apo ngjashëm), ka ardhur nga mungesa e dëgjimeve komunale për buxhetim të përgjegjshëm gjinor dhe mosdijes kolektive.  

Një rezultat kyç i iniciativës së fundit të mbështetur nga RrGK, ishte krijimi i Forumit të Grave për Zhvillim Lokal.  

Gjatë kësaj iniciative: janë zhvilluar tri takime publike për buxhetim gjinor në Podujevë, Shtime dhe Dragash; rreth 30 gra kanë shprehur publikisht nevojat e tyre për një ndarje më të drejtë të buxhetit komunal; është hartuar një planprogram pune për Forumin, që synon të forcojë dialogun mes grave dhe institucioneve lokale, si dhe partneritetet me donatorët potencialë; janë krijuar logo dhe brendime për Forumin dhe për dy biznese të grave, duke u dhënë identitet dhe rritje të vizibilitetit. 

Sot, Forumi i Grave funksionon si një OJQ e pavarur dhe ka fituar edhe grantin e parë nga komuna e Podujevës, ndërsa OPED vazhdon ta mbështesë me ekspertizë dhe mentorim. 

Në kuadër të kësaj mbështetjeje OPED ka ndikuar në rritjen e vizibilitetit të grave që kanë aktivitet ekonomik, këtë e ka zhvilluar organizata me brendimin e këtyre aktiviteteve të grave, dy prej tyre dhe vetë Forumit të Grave iu janë formuar brendimet. 

Nga mbështetjet organizative nga RrGK ka qenë edhe rritja e kapaciteteve të organizatës dhe qëndrueshmëria e organizatës. Me mbështetjen e parë organizative është arritë hartimi i strategjisë dhe manuali i burimeve njerëzore. E me mbështetejn e fundit është arritë manuali financiar, uebfaqja e organizatës e cila është aktive dhe funksionale.  

Hapja e uebfaqes ka ndikuar në rritjen e besueshmërisë së organizatës, në ngirtjen e kapaciteteve të organizatës e punës që e zhvillojnë.  

Rritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmëria e organizatës 

Me mbështetjen e RrGK-së, OPED ka avancuar ndjeshëm në strukturimin dhe zhvillimin e brendshëm të organizatës. Në fazat e para është hartuar strategjia e organizatës dhe manuali i burimeve njerëzore, ndërsa më vonë u përgatit edhe manuali financiar dhe u lansua faqja zyrtare e organizatës, që ka rritur besueshmërinë dhe transparencën në komunikim. 

Gjithashtu, OPED ka kontribuar në rritjen e vizibilitetit të grave që angazhohen në aktivitete ekonomike në komunën e Podujevës, si në fushat e agrobiznesit, artizanatit, dhe prodhimit të ushqimeve tradicionale. Gratë janë bërë pjesë aktive e Forumit të Grave dhe janë përfaqësuar përmes një plani programi që synon fuqizimin ekonomik, informimin dhe ndërtimin e partneriteteve me institucionet dhe donatorët lokalë.