Shoqata Iniciativa e Grave nga Dragashi së bashku me zyrtaren komunale për barazi gjinore, znj. Lindita Kozmaqi-Piraj, organizuan një takim mes Kryetarit të Komunës së Dragashit z.Salim Jonuzaj dhe një grupi të vajzave nga Opoja.
Vajzat gjatë takimit me kryetarin paraqitën dy kërkesa me shkrim: Mbështetje finaciare për vazhdimin e kursit të rrobaqepësisë edhe për dy muaj, si dhe ndërmjetësmimin e drejtëpërdrejtë të Kryetarit në punësimin e tyre në fabrikën e cila së shpejti do të hapet.
Kryetari aty përmbushi kërkesën e parë për mbështetje të kursit, kurse për ndërmjetësim për punësim u dakorduan të kordinojnë aktivitetet në mes shoqërisë civile, insititucioneve dhe pronarit të fabrikës.
Si dhe me qëllim të zhdukjes së analfabetizimit të grave dhe vajzave në komunën e Dragashit, u dakorduan që brenda këtij viti të fillojnë me mësim jo të rregullt. Kryetari poashtu premtoi participim të buxhetit komunal.
"Do të vazhdojë të përkrah vajzat që të arrijnë qëllimin e tyre”, tha Xhejrane Lokaj nga Iniciativa e Grave