Me 30 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, u shfaq dokumentari invovativ "SHTATË".

SHTATË përfshin Aktivistet për të Drejtat e Grave në Kosovë

Me 30 shtator, dokumentari inovativ "SHTATË" u shfaq në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. SHTATË është një dokumentar suedez që përshkruan tregimet e shtatë aktivisteve për të drejtat e grave në mbarë botën, duke përfshirë gra nga Nigeria, Afganistani, Pakistani, Rusia, Irlanda e Veriut, Kamboxhia dhe Guatemala.
      Koncepti inovativi shfaqjes sjelljë në skenë shtatë aktiviste për të drejtat e grave, personalitete publike dhe politikane për të lexuar tregimet e shtatë grave të portretizuara në film.
    Pjesë e ansamblit SHTATË në Kosovë ishin: Suzana Novobërdaliu, anëtare e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut; Anamari Repic, zëvendës-shefe e RTK-së; Saranda Bogujevci, një artiste dhe e mbijetuar e maskrës të familjes Bogujevci që ndodhi në mars 1999; Rajmonda Sylbije, një aktiviste për të drejtat e njeriut nga OJQ CEL; Linda Gusia, sociologe dhe feministe; Vesa Qena, dramaturge dhe performuese në “HAVE IT"; dhe Shpresa Agushi, drejtore e Rrjetit të organizatave të grave roma, ashkali dhe egjiptiase të Kosovës.
    SHTATË fillimisht u krijua nga Paula Cizmar, Catherine Filloux, Gail KRIEGEL, Carol K. Mack, Ruth Margraff, Anna Deveare-Smith dhe Susan Yankowitz, së bashku me Vital Voices Global Partnership. Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe Civil Rights Defenders (CRD) kanë mbështetur shfaqjen e SHTATË në Kosovë.