Antigona Baxhaku Idrizi

Antigona Baxhaku Idrizi është eksperte në strategjitë e komunikimit, të folurin në publik dhe mediat sociale, me përvojë të gjatë në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Aktualisht është drejtoreshë ekzekutive e kompanisë SHE Media & Communication, e specializuar në komunikim, marrëdhënie me publikun dhe video-produksion, si dhe bashkëthemeluese e OJQ-së SHE Solutions.