Maria Berishaj

Maria Berishaj ështe sociologe, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe eksperte e barazisë gjinore, me përvojë të gjatë në promovimin e të drejtave të grave, përfshirjes sociale dhe pjesëmarrjes së barabartë në vendimmarrje. Aktualisht, ajo punon si eksperte e pavarur në fushën e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut dhe si dhe është e angazhuar me UNOPS në Tiranë, ku kontribuon në promovimin e përfshirjes së grave dhe të drejtave të tyre pronësore në proceset e dixhitalizimit, me fokus në qasjen e barabartë, përfshirjen sociale dhe fuqizimin ekonomik të grave. Më herët, ajo ka shërbyer si Këshilltare për Barazi Gjinore në projektin USAID “Qeverisja e Pronës”, ku ka promovuar regjistrimin e pronës në emër të grave, veçanërisht të grave nga zonat rurale dhe komunitetet joshumicë. Gjithashtu, ka kontribuar në Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke mbështetur përafrimin e legjislacionit të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e të drejtave të njeriut dhe gjithëpërfshirjes. Me përvojën e saj në sektorin publik, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, ajo ka ndërtuar ekspertizë në fushat e barazisë gjinore, të drejtave të njeriut, të drejtave pronësore dhe fuqizimit të grave, duke kontribuar në avancimin e politikave dhe praktikave për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.