Mbi 50 studentë nga Vienna Master Human Rights në Vienna në Austri dhe European Master Human Rights and Democratization në Venecia, Itali u takuan me Igballe Rogoven, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), me 17 janar në Hotel Sirius për të mësuar për të drejtat e grave dhe aktivizmin në Kosovë.
Zn. Rogova fillimisht foli për aktivizmin gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, për shoqatën Motrat Qiriazi, si dhe për periudhën e luftës në Kosovë, kur kjo shoqatë nuk kishte ndërperë fare veprimtarinë e saj, për t’i ndihmuar kosovarëve të cilët kanë qenë të vendosur nëpër kampe si refugjatë.
Të pranishmit patën mundësi poashtu të informohen lidhur me atë se si u themeluan organizatat e para për të drejtat e grave pas luftës, si dhe për historikun dhe punën e RrGGK që nga themelimi në vitin 2000 si rrjet jo formal. Studentët poashtu ishin të interesuar të mësojnë më shumë edhe për çështje të tjera nga më të ndryshmet, si përfshirja e grave në politikë, çështja e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe komunitetin LGBT.
“Gjatë vizitës sime në Kosovë kjo është njëra ndër eksperiencat më të mira,” tha njëra nga pjesëmarrëset. “Kam mësuar shumë gjëra sot, andaj më vjen shumë mirë që isha pjesë e kësaj ligjerate.”
Duke marrë parasysh që kjo ligjeratë ishte e caktuar vetëm për dy orë, e falë interesimit shumë të madh të studentëve këto dy orë kaluan shumë shpejtë, atëherë zn. Rogova shprehu gadishmërinë që pytjeve të tjera të cilat studentët i kishin të iu përgjigjet me e-mail.