Javën e kaluar RrGGK ka mirëpritur pesë studente nga Instituti Danez për Studime të Drejtësisë Jashtë Vendit dhe të Drejta të Njeriut. Mimoza Paçuku, Menaxhere e Fondit të Grave të Kosovës informoi të pranishmet për historinë e krijimit të RrGGK-në dhe punën që Rrjeti ka bërë ndër vite.
Pasi që studentet janë të fokusuara në drejtimin: E Drejta Humanitare dhe Konflikti i Armatosur ato ishin të interesuara të dijnë aktivitetet e RrGGK-së sa i përket dhunës në baza gjinore, pasi që kjo është pikë e strategjisë së RrGGK-së për vitin 2015-2018. Ato poashtu u informuan për hulumtim që RrGGK po zhvillon mbi dhunën në baza gjinore dhe ngacmimet seksuale në Kosovë; krijimin e Këshillit për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale në Kosovë; iniciativën ”ª#Takebackthenight”¬ të FemAct, si dhe për iniciativat e anëtarëve të RrGGK në nivel lokal lidhur me dhunën në baza gjinore.
Studentet pasi që u informuan lidhur me punën e RrGGK-së shprehën dëshirën të punojnë në mënyrë vullnetare në RrGGK.