Më 15 shtator një grup studentësh për të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Arteve të Aplikuara të Vjenës u takuan me Zyrtaren e Programit për Fuqizimin Ekonomik të Grave (RrGK) Adelina Tërshani.
Tërshani i njoftoi studentët për punën e RrGK-së që nga themelimi në 1996. Një fokus i veçantë në këtë takim u vu në aktivitetet e kahmotshme të RrGK-së për luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe diskriminimit në baza gjinore në tregun e punës. Përvec kësaj, Tërshani njoftoi studentët për rezultatet e strategjisë katër-vjeqare të RrGK-së si dhe procesin e hartimit të strategjisë së re së bashku me 190 organizatat anëtare të Rrjetit.
Studentët e vlerësuan takimin, duke e parë atë si përvojë të vlefshme dhe mundësi të mrekullueshme për të kuptuar nga afër punën e RrGK-së.