Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor (BPGj) është një mënyrë më efikase dhe më transparente e planifikimit dhe alokimit të buxheteve të qeverisë. Që nga viti 2015, BPGj-ja është një detyrim ligjor për të gjitha organizatat buxhetore në Republikën e Kosovës. Edhe pse është detyrim ligjor, ai mbetet më shumë një mënyrë e re dhe e panjohur e planifikimit fiskal. Duke vënë re hendekun që ekziston midis detyrimit ligjor dhe mungesës së njohurive praktike të institucioneve, Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së dhe RrGGK-ja kanë identifikuar nevojën për trajnimin e ekonomistëve të ardhshëm lidhur me këtë temë.
Rreth 30 studentë kanë marrë pjesë në punëtorinë njëditore të organizuar në datën 6 tetor në Qendrën Informative dhe Kulturore e BE-së. Diskutimet kanë qenë shumë aktive dhe interesante. Punëtoria ka mbuluar një diapazon të gjerë të informatav hyrës, duke përfshirë: çfarë është BPGj-ja, pabarazitë më të vazhdueshme gjinore në Kosovë, nevoja për buxhetim më të përgjegjshëm, dhe disa prej keqkuptimeve më të shpeshta lidhur me BPGj-në.
Më tej, Donjeta Morina nga RrGGK prezantoi metodologjinë praktike të integrimit të RrGGK-së, duke cituar shembuj nga ministritë dhe komunat në Kosovë.
Një studente nga Fakulteti Ekonomik, duke shprehur interesin e saj për këtë temë, theksoi rëndësinë e njohjes së brezave të ardhshëm për mënyrën se si përdoret BPGj-ja. “BPGj-ja është një mjet shumë i rëndësishëm për rritjen e barazisë gjinore, dhe nisur nga ajo që kam mësuar sot, do të doja shumë që të përfshihej në plan-programin mësimor të universitetit”, shtoi studentja.
Punëtoria është mbështetur nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së. Pjesa tjetër e punës së RrGGK-së, në lidhje me BPGj-në, mbështet nga Deutsche Gesellschaft fuer Zusammenarbeit (GIZ) dhe Austrian Development Agency (ADA).