Studentja amerikane ndihmon RrGK-në të çojë përpara analizën gjinore të Kosovës

Lauren Hanna është në vitin e fundit të Universitetit të Uashingtonit dhe studion për shëndet publik, ku në fokus ka epidemiologjinë dhe shëndetin e gruas. Këtë verë, ajo kreu praktikën e punës në Rrjetin e Grave të Kosovës, duke çuar më tutje numrin e madh të projekteve të ndryshme, por edhe duke u përqendruar te fundi i realizimit të analizës gjinore.
            Ky projekt është pjesë e planit të veprimit të BE-së, PVGJ II, përmes të cilit synohet të hartohen rekomandime konkrete për institucionet e Kosovës dhe Zyrën e Bashkimit Evropian lidhur me pabarazitë midis gjinive. Gjithashtu, ky projekt trajton edhe ndërthurjen e gjinisë dhe përkatësisë etnike, duke vënë në pikëpyetje disa prej problemeve të rrënjosura thellë me të cilat përballet Kosova sot për sot.
            Pjesa e saj e preferuar e përvojës ishte puna me disa prej grave më të mrekullueshme dhe frymëzuese që ajo kishte takuar ndonjëherë. Ajo ndihet me shumë fat që ka dhënë kontributin e saj për një hulumtim të rëndësishëm, për organizimin e punëtorive dhe për hartimin e projekt-propozimeve ose dokumenteve përmbledhëse të politikave në një vend që është duke ndryshuar dhe duke u rritur me shpejtësi.
            Lauren-i është e apasionuar pas barazisë gjinore dhe ofrimit të burimeve për gratë me qëllim që ato të realizojnë potencialet e tyre të plota. Ajo shihte me dëshpërim se si komuniteti i OJQ-ve shumicën e parave që u jepeshin si grante, e kthenin tek organizata dhe i përdornin për rroga në vend që t’i përdornin për komunitetin. Më pas, ajo filloi të punonte për Rrjetin e Grave të Kosovës.
 “Është mirësi e madhe për mua që kam takuar gra të RrGK-së që janë kaq të apasionuara pas gjërave që bëjnë dhe që vërtet duan të ndryshojnë jetën e grave në komunitetet e tyre. Rrallëherë ndodh të gjesh një OSHQ të dalluar që t’u ketë mbetur besnike vlerave dhe besimeve kryesore të saj dhe që i japin vendit shumëfishin e asaj që marrin.
Ajo dëshiron të vazhdojë me projektin e analizës gjinore deri në përfundimin e tij, ndërkohë do të kthehet në shkollë me shpresë se do të kthehet në Kosovë në të ardhmen e afërt.