Studentja për Shëndetin Global kontribuon në hulumtimin e RrGGK-së

Rina Dula është duke përfunduar studimet e saj bachelor për Shëndetin Global, me specializim në Shëndetin Publik në Kopenhagen. Këtë verë, si vullnetare në punë praktike në Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), ajo ka punuar si pjesë e ekipit hulumtues për situatën e qasjes së  grave në kujdesin cilësor shëndetësor.                        
     Rina vendosi të bënte punë vullnetare në RrGGK për këto tre muajt e fundit, pasi që dëshironte të "kontribuonte për diçka të mirë në atdheun e prindërve të saj," tha ajo.
     Duke pasur parasysh përfshirjen e saj afatgjate në tërë këtë proces, ajo pati një rol të rëndësishëm duke u dhënë mbështetje anketuesve gjatë studimit kombëtar familjarë, në topografi të grave kosovare, në përgatitjen e kontratave për studiuesit, koordinimin e takimeve e intervistave, kodimin e intervistave cilësore, transkriptimin e intervistave dhe në përkthime.
     "Ishte një eksperiencë me të vërtetë e mahnitshme," tha ajo. "Të gjitha njohuritë dhe përvojën e fituar do t’i përdori në të ardhmen."                             
     Përpos që ka fituar përvojë profesionale, Rina tha se kjo ishte një përvojë e jashtëzakonshme, sepse ka bashkëpunuar me një ekip të mrekullueshëm të hulumtimitt përmes të cilit ajo u takua me njerëz nga mbarë bota.
     Edhe pse javën e kaluar ajo përfundoi praktikën në Kosovë, Rina planifikon të mbes në kontakt me RrGGK-në dhe të vazhdojë të ofrojë kontributin e saj nga Kopenhagen deri në finalizimin e raportit.