Më 22 janar të këtij viti, Bordi i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) i cili përbëhet nga Ariana Qosaj Mustafa, kryetare e Bordit, Nermin Mahmuti, anëtare e Bordit, Xhejrane Lokaj, anëtare e Bordit, Vjosa Dobruna, anëtare e Bordit, Zana Hoxha, anëtare e Bordit dhe Belgjyzare Muharremi, anëtare e Bordit (pa të drejtë vote), u takua me Menaxhmentin e RrGK-së.
Gjatë kësaj mbledhjeje, u diskutuan aktivitetet e planifikuara për vitin 2025 që janë drejt zbatimit të strategjisë së Rrjetit të Grave të Kosovës, më konkretisht Avancimi i barazisë gjinore përmes sundimit të ligjit, Jeta pa dhunë me bazë gjinore, Fuqizimi Ekonomik i Grave, Edukimi që transformon normat gjinore dhe Qasja Ndërlidhëse: Feminizmi.
Poashtu, si pjesë e planifikimit u diskutua që tentativisht në mes të muajit prill të mbahet mbledhja e dytë e Bordit, ku bëhet raportimi tremujor financiar dhe narrativ, por po ashtu edhe dy anëtareve të Bordit u kalon mandati.
Kësisoj, gjatë fundit të muajit prill pritet të mbahet edhe Kuvendi Vjetor i Anëtarësisë ku edhe do të propozohen nominimet për anëtare të reja të Bordit, dhe edhe do të votohen.
Kjo mbledhje reflektoi përkushtimin e vazhdueshëm të Rrjetit për të forcuar rolin e grave dhe për të punuar drejt kauzës së përbashkët.