Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka bashkëpunuar ngusht me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Agjencionin për Barazi Gjinore (ABGj) në Zyren e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmBh për të rishikuar kurrikulën e re të IKAP-it mbi barazinë gjinore për shërbyesit civil. Të tri kurrikulat përfshijnë një trajnim dy ditorë mbi barazinë gjinore për shërbyesit civil; një trajnim shtesë një ditor të krijuar enkas për zyrtarët për barazi gjinore (ZBGj-të); dhe një trajnim dy ditorë mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Për të tri kurrikulat egzistojnë edhe doracakët që pjesëmarrësit e trajnimeve mund t’i marrin me vete, përfshirë edhe verzionin e rishikuar të doracakut ekzistues të RrGGK-së të dëshmuar në praktikë mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.
Këto kurrikula janë zhvilluar bazuar në një vlerësim të thukët të nevojave të kryer nga RrGGK, ABGj dhe IKAP në vitet 2015-2016, që përfshinte konsultime dhe një pyetësor të zhvilluar me 133 palë të interesit në nivel lokal dhe qendror, përfshirë IKAP-in, ABGj-në, ZBGj-të dhe shërbyes të ndryshëm civil (gra dhe burra). Pas hartimit të kurrikulës, RrGGK poashtu ka bashkëpunuar me ekspertë të cilët e kanë rishikuar atë dhe kanë ofruar komente, me qëllim të përmirësimit të saj.
Në muajin mars, RrGGK ofroi një trajnim katër ditorë për 13 trajnerë potencialë, të rekrutuar nga IKAP. Metodologjia e trajnimit përfshinte përgjigjet në pyetjet e trajnerëve rreth moduleve dhe pastaj përcjelljen e moduleve nga trajnerët për të tjerët trajnerë, që luanin rolin e pjesëmarrësve. Trajnimi u krijua në atë mënyrë që të jetë shumë interaktiv me qëllim që të ofrojë mundësi për trajnerët që të kryejnë të njëjten punë praktike të cilën më vonë ata do t’iu kërkojnë pjesëmarrësve.
“Trajnimi ishte shumë i mirë,” tha një pjesëmarrëse. “Kam mësuar shumë gjëra të reja që nuk i kam ditur më parë, e edhe nëse nuk përzgjedhem si trajnere, do t’i përdorë këto njohuri në praktikë.”
Përveç përmbajtjes me fokus mbi barazinë gjinore, trajnerët poashtu mësuan metodologjitë për mbajtjen e një trajnimi interaktiv, si dhe teknika për adresimin e çështjeve apo sfidave potenciale që mund të dalin gjatë trajnimeve në të ardhmen. Këto “sfida” ishin të bazuara në përvoja të vërteta të RrGGK-së në mbajtjen e punëtorive mbi barazinë gjinore në të kaluarën.
“Kam marrë pjesë në shumë trajnime,” u shpreh një pjesëmarrës, “por kurrë më parë nuk kam marrë pjesë në një trajnim të strukturuar në këtë mënyrë.”
“Ky trajnim ka tejkaluar komplet pritjet e mia,” u shpreh një tjetër pjesëmarrës, duke komplimentuar RrGGK-në për metodologjinë e përdorur gjatë trajnimit për të përçuar këto kurrikula të reja tek ekspertët gjinor pjesëmarrës.
Një komision vlerësoi kapacitetet e trajnerëve dhe aftësitë e tyre për të mbajtur trajnime mbi barazinë gjinore në IKAP në të ardhmen. IKAP tani është i pregaditur mirë për të përdorur kurrikulën dhe për të përfshirë trajnerët e kualifikuar në mbajtjen e trajnimeve për shërbyesit civil në të ardhmen.
Kjo iniciativë është financuar nga GIZ me kontribut vetanak thelbësorë të ofruar nga RrGGK, si pjesë e përpjekjeve që të institucionalizojë suksesshëm përpjekjet drejt arritjes së barazisë gjinore në Kosovë.