U themelua Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë

Me 21 nëntor 2014, 64 gra nga 17 komuna të ndryshme, përfaqësuese nga sfera politike dhe shoqëria civile themeluan Lobin për Barazi Gjinore në Kosovë. Lobi për Barazi Gjinore u themelua në takimin e tretë të Grupeve Avokuese të Grave, i cili po mbahet në Strugë, Maqedoni.
     

Që nga viti 2010, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka përkrahur aktivitetet e Grupeve Avokuese të Grave nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, mirëpo në këtë takim që po mbahet në Strugë, u vendos që edhe burrat dhe djemtë e Kosovës të cilët përkrahin të drejtat e barabarta mes grave dhe burrave, të kenë mundësinë të jenë pjesë e grupit.

“Deklarata pÑ‘r themelimin e Lobit pÑ‘r Barazi Gjinore” thotë:

Ne, tÑ‘ nÑ‘nshkruarat më poshtë, nga sfera e politikÑ‘s dhe shoqÑ‘ria civile, me 21 nÑ‘ntor 2014 themeluam Lobin pÑ‘r Barazi Gjinore. Si anÑ‘tar të kÑ‘tij Lobi, ne pÑ‘rkushtohemi tÑ‘ punojmÑ‘ sÑ‘ bashku drejt arritjes sÑ‘ barazisÑ‘ gjinore nÑ‘ KosovÑ‘, pa marrÑ‘ parasysh preferencat tona politike, gjininÑ‘, moshÑ‘n, etnicitetin, aftÑ‘sitÑ‘, fenÑ‘, pozitën gjeografike, nivelin e edukimit ose statusin shoqÑ‘ror-ekonomik. Ne do tÑ‘ punojmÑ‘ drejt pÑ‘rmbushjes sÑ‘ vizionit tonÑ‘ tÑ‘ pÑ‘rbashkÑ‘t pÑ‘r barazi gjinore nëpÑ‘rmjet shkÑ‘mbimit tÑ‘ pÑ‘rvojave dhe informatave tona, partneriteteve, rrjetÑ‘zimit, avokimit dhe duke iu shÑ‘rbyer nevojave tÑ‘ të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Anëtar të këtij lobi mund të jenë gra dhe burra, djem dhe vajza, nga e gjithë Kosova dhe të cilët e përkrahin këtë vizion.

Ky takim në Strugë u mundësua me përkrahjen e Austrian Development Agency (ADA).