Vajzat avokojnë tek BE-ja në Bruksel

 Vajzat nga Kosova avokuan tek BE-ja që të përfshijnë më shumë çështjet gjinore në Raportin e Progresit dhe programet e BE-së, si dhe të bëjnë publike analizat e ndikimit, gjatë takimeve të mbajtura me zyrtarët e BE-së. Kjo do ta bënte BE-në një rol model më të mirë për institucionet e Kosovës duke kërkuar që burrat dhe gratë të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga të gjitha projektet e përkrahura nga BE-ja.
     Rreth 15 vajza u mblodhën nga 10 deri me 14 nëntor në Bruksel, për të avokuar te institucionet e BE-së nga perspektiva gjinore. Zana Rudi nga RrGGK, ishte pjesëmarrëse.
Organizuar nga Kvinna till Kvinna (KtK), kjo vizitë studimore bashkoi vajzat nga Ballkani perëndimor (Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnia dhe Herzegovina), për të krijuar bashkëpunime rajonale dhe kombëtare në mes të grupeve të grave lidhur me procesin e raportit të progresit.
    Gjatë dy ditëve të para, vajzat u fokusuan në politikat e BE-së dhe metodat që duhet të përdoren për të kontribuar në raportin e progresit. Tidita Fshazi, Eksperte për Ligjin Evropian dhe Ndërkombëtar, spjegoi hap pas hapi procesin e zgjerimit të BE-së, duke marrë parasysh situatën e tanishme të secilit shtet. Ajo gjithashtu ndihmoi vajzat të përgatisin pikat kryesore që kishin planifikuar t’i ngrisin në takimet me zyrtarët e BE-së.
Në tri ditët në vazhdim, i gjithë grupi u takuan me institucione të ndryshme që të avokojnë mbi çështjet dhe prioritetet e tyre. Në mesin e shumë takimeve, vajzat u takuan me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, Komitetin e Parlamentit Evropian për Barazi Gjinore,                Zyrën Ndërlidhëse Evropiane për Ndërtimin e Paqës (EPLO), dhe përfaqësues të Holandës në BE. Të gjitha vajzat ngritën çështjet dhe prioritetet e tyre, duke ofruar rekomandime.
“Takimet zyrtare na ndihmuan të zhvillohemi si avokuese për të drejtat e grave”, tha njëra nga pjesëmarrëset. “Kam mësuar shumë për proceset e BE-së nga një perspektivë tjetër që do të më ndihmojë shumë në punën time në të ardhmen.”