Vazhdon bashkëpunimi mes Rrjetit të Grave të Kosovës dhe Universitetit York

 Me 22 nëntor, një grup studentësh nga Departamenti i Studimeve të Rimëkëmbjes pas Luftës, nga Universiteti i York-ut, vizituan Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK). Kjo është hera e tretë që stundetët e gjeneratave të ndryshme të këtij universiteti vizitojnë RrGK-në, në kuadër të vizitave studimore që ata bëjnë në Kosovë, në këto tri vitet e fundit.

Adelina Berisha, Kordinatore për Hulumtin dhe Avokim mbi dhunën në baza gjinore dhe Nertila Qarri Gërguri, Kordinatore e Projekteve në RrGK informuan studentët për punën e Rrjetit që nga themelimi i tij. Fokus i veçantë gjatë këtij takimi ishte roli i grave dhe shoqërisë civile në proceset e dialogut, pajtimit ndëretnik, riintegrimit të refugjatëve, si dhe barazinë gjinore.
Edhe kësaj rradhe, përfaqësuesit e Universitetit të York-ut  falenderuan RrGK-në për kohën e ndarë për t’i mirëpritur për tri vite rradhazi studentët e këtij Universiteti, duke e theksuar se takimet e tilla u ndihmojnë që për së afërmi të shohin praktikat më të mira të fuziqimit dhe rolit të grave dhe të shoqërisë në gjitha sferat e jetës.