Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Aleanca e Grave për Integrim (Women’s Alliance for Integration/WAI), përmes mbështetjes organizative të ofruar në raundin e 16-të të Fondit të Grave të Kosovës, ka lobuar kundër diskriminimit në baza gjinore, veçmas në kundër grave dhe të rinjve romë, ashkali dhe egjiptianë.
Si rrjedhojë WAI ka punuar në ngritje të vetëdijes dhe ndihmës së grave dhe të rinjve për të rritur raportimin kundër dhunës, por edhe drejt riintegrimit të të mbijetuarave të dhunës. Si rezultat direkt kanë përfituar 167 persona, gra e të rinj të komuniteve RAE.
Sa i përket fushës së fuqizimit ekonomik dhe punësimit të pjesëtareve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në kuadër të kësaj objektive janë organizuar dhe zhvilluar aktivitete për “Të drejtat e grave në trashëgimi dhe pasurinë e përbashkët” në komunën e Lipjanit dhe Fushë Kosovës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve zyrtarë institucionalë lokalë kanë mbajtur ligjërata për gratë e komunës së Lipjanit mbi të drejtat e tyre në trashëgiminë në pronë nga prindërit apo familja, për të drejtat e ndarjes së pasurisë së përbashkët bashkëshortore. Gjithashtu janë shpalosur para grave të këtyre komuniteteve të gjitha shërbimet të cilat i jep Zyra për Ndihmë Juridike Falas.
Në trajnimet në komunën e Lipjanit morën pjesë 42 pjesëmarrës, aq sa morën edhe në atë të Fushë Kosovës.
Gjithashtu WAI ka arritur që përmes kësaj nisme të ngritë vetëdijen e grave për rëndësinë e shëndetit të tyre, siç është planifikuar në objektivin e RrGK-së- rritja e qasjes së grave në kujdes shëndetësor cilësor.
WAI si organizatë përfituese e rundit të 16 të granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), në kuadër të kësaj nimse iu ofrua mbështetje organizative, nga Trusti Sigrid Rausing.