Më 14 mars, Komandanti i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral-Major-Salvatore FARINA, mirëpriti aktivistet e të drejtave të grave për të folur me zyrtarët e lartë për pozitën e grave në Kosovë. Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGGK-së, informoi zyrtarët e KFOR-it, duke dhënë një kronologji të përfshirjes së grave në proceset e paqes që nga viti 1994. Përfshirë aktivistet e Kosovës në takimet Ish-Jugosllave të Grave në të Zeza, të cilat e nxitën marrëdhënien pozitive në mes të gjithë grupeve etnike, duke lehtësuar procesin e ndërtimit të paqes pas konfliktit. “Kjo përvojë na mësoi të urrejmë regjimin Serb, por jo njerëzit Serb,” tha Rogova. Ajo gjithashtu theksoi se paratë nuk mund të blejnë pajtimin dhe se bashkëpunimi në mes të grupeve etnike duhet të vijë në kohën tonë dhe mënyrën tonë."
Për të argumentuar këtë, ajo ndau storie nga përpjekjet e RrGGK-së për të rindërtuar marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve që nga viti 2000. Rogova gjithashtu theksoi rëndësinë e përfshirjes së burrave në avancimin e barazisë gjinore në situatat pas konfliktit.
Afërdita Sylaj nga Community Building Mitrovica (CBM)foli gjithashtu për rolin që organizata e saj ka pasur në ndërtimin e marrëdhënieve mes grupeve të ndryshme etnike që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Pas këtij diskutimi të nivelit të lartë, u organizua një takim mes Rogovës, Këshilltares të KFOR-it për çështje Gjinore Lotta Ekvall dhe Komandantit të KFOR-it, Gjeneral-Major-Salvatore Farina në Film City, Prishtinë, me 14 mars. Gjatë takimit, ata diskutuan çështje politike, zgjedhjet lokale dhe statusin e grave në Kosovë.
RrGGK mirëpret dhe falenderon KFOR-in për përpjekjet e fundit për të zbatuar Rezolutën 1325 duke u konsultuar me aktivistet për të drjetat e grave për nevojat specifike në kontekstin e pas luftës në Kosovë.