Projekt Ligji për Amnistinë në Kosovë doli nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai kishte për qëllim të mbështesë integrimin e serbëve në veriun e Kosovës duke iu ofruar mbrojtje nga aktet ligjore që rrjedhin pas rezistences së serbëve ndaj Kushtetutës së Kosovës që nga deklarimi i pavarësisë në vitin 2008. Megjithatë, projektligji fillestar, sipas disa parlamentarëve, “tejkalon marrëveshjen për amnisti dhe provon të ofrojë amnisti për krimet ordinere që janë kryer në territorin e Kosovës.”
Pa marrë parasysh shqetësimet, parlamenti përdori procedura të përshpejtuara pa ndonjë diskutim publik, kur mbajti leximin e parë të pojektligjit më 4 Korrik.
Shqetësimet mbi polemikat rreth Nenit 3 bën që Qeveria të shtojë një pikë që theksonte se veprat që rezultojnë nga vrasjet apo lëndimet trypore nuk do të amnistohen.
Kur leximi i dytë i projektligjit u paralajmërua për datën 11 Korrik, qytetarët e Kosovës organizuan një tjetër protestë pranë Parlamentit. Ajo zgjati gjashtë ditë e pesë netë. Protestuesit e bënë të qartë që ata nuk përfaqësojnë ndonjë institucion apo parti politike. Më tutje, pas një numri të reagimeve individuale, 34 organizata të shoqërisë cilvile (OSHC) i shkruan një letër të përbashkët Zyrës së BE-së në Kosovë, EULEX-it dhe Ambasadave të shteteve të Quint-it duke kërkuar që Projektligji për Amnistinë të rishikohet. Ato poashtu inicuan një peticion të qytetarëve, duke kërkuar amandamentimin e ligjit. Qytetarët protestuan prapë jashtë parlamentit në të njëjten kohë kur në parlament po mbahej leximi i dytë i ligjit.
Pa marrë parasysh protestën e qytetarëve, më 11 Korrik Ligji për Amnistinë kaloi me 91 vota në favor dhe 17 kundër.
Qytetarët vazhduan të protestonin gjatë datës 19 Korrik duke nënshkruar peticionin e lartëpërmendur. Në total, OSHC-ja mblodhi 12,764 nënshkrime. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Grupi për Studime Politike dhe Juridike, RrGGK, Community Building Mitrovica, Syri i Vizionit, EC Ma Ndryshe dhe INPO dorëzuan peticionin në Presidencë, duke kërkuar që projektligji të kthehet në Kuvend (shikoni letrën e tyre).
Presidentja Jahjaga vlerësoi angazhimin dhe rolin e shoqërisë civile në demokratizimin e Kosovës. “Komunikimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile është i nevojshëm dhe kontribuon në përmirësimin e përgjithshëm të proceseve,” tha ajo.
Pasi që Ligji do të mund të mbahet nga Gjykata Kushtetuese, RrGGK do të vazhdojë të avokojë për rishikime.