Viti 2020 rrumbullakon plot tre dekada që nga themelimi i Shoqatës “Motrat Qiriazi” (MQ), nga aktivistet Safete dhe Igballe Rogova.
Përgjatë viteve të rezistencës kombëtare kjo shoqatë zhvilloi aktivitete të shumta në realizimin e të drejtës së grave dhe vajzave në Kosovë për të qenë të barabarta. Gjatë viteve 1994-1995 aktiviteti i shoqatës u përqendrua në regjionin e Hasit, duke mbajtur takime të parreshtura me gratë dhe vajzat e Hasit për emancipimin e tyre dhe vetëdijesimin për të drejtat e tyre.
Në faqen e Facebookut “Motrat Qiriazi” të hapur së fundi si mënyrë simbolike për të shënuar këtë përvjetor, mund të ndiqni çdo javë copëza rrëfimesh të historikut, aktiviteteve të aktivistëve, bashkëpunimeve, sukseseve dhe sfidave përgjatë këtyre 30 viteve.
Nëse keni qenë e/i përfshirë në ndonjë mënyrë me Shoqatën për Zhdukjen e Analfabetizmit në Kosovë “Motrat Qiriazi” gjatë viteve 1990 – 1994, nëse keni ndjekur kurset kundër analfabetizmit që ka mbajtur Shoqata gjatë atyre viteve, apo nëse njihni dikë që ka mbajtur ato kurse, mund të lajmëroheni në faqen e Facebook-ut apo përmes email adresës motratqiriazi30@gmail.com.