Me 8 korrik, 14 organizata anëtare të RrGGK kanë përfituar grante nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGGK-së, mbështetur nga Austrian Development Agency (ADA), me shumë totale prej €43,806.

14 Organizata Anëtare të RrGGK Përfitojnë Grante për Avokim

Me 8 korrik, 14 organizata anëtare të RrGGK kanë përfituar grante nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGGK-së, mbështetur nga Austrian Development Agency (ADA), me shumë totale prej €43,922. Ky raund inkurajoi iniciativat individuale për avokim të organizatave, si dhe iniciativat e përbashkëta në mes të dy organizatave përmes granteve të reja të RrGGK “Grant avokimi në partnership për ndryshim”. Dhjetë organizata përfituan grante për avokim individual dhe katër organizata përfituan dy grante për iniciativat “Grant avokimi në partnership për ndryshim”.
Organizatat që përfituan grante dhe iniciativat e tyre përfshijnë:
  1. Iniciativën e OJQ Dora Dorës për “Zhvillimin e Politikave Gjinore në Komunën e Prizrenit” që synon të zhvillojë politika gjinore duke definuar qëllimet specifike për palët e interesit dhe buxhetin e nevojshëm për realizimin e Planit të ri Komunal të Veprimit drejt barazisë gjinore. Pastaj ata do të avokojnë për aprovimin e Planit të Veprimit në Asamblenë e Komunës së Prizrenit (€3,000).
  2. Iniciativa e Shoqatës ‘Iniciativa e Grave’, e titulluar “Gratë e Sharrit synojnë të integrohen në jetën politike dhe sociale” ka për qëllim të integrojë gratë nga Sharri në Komunën e Dragashit, për pjesëmarje aktive në jetën sociale dhe politike, duke përmirësuar pozitën e tyre në familje dhe në sferën sociale (€3,000).
  3. Organizata Ndër-Komunale e të Verbërve dhe me të Pamur të Dobësuar do të avokojë për “Implementimin e Ligjit për Personat e Verbër” në Prizren (€2,620).
  4. OJQ Top Radio në Gjakovë do të mundohet të “Lirojë gratë dhe vajzat nga taksat komunale për biznese të reja” për rreth një vit, për të gjitha gratë dhe vajzat që duan të hapin biznes dhe nuk kanë përkrahje financiare (€3,000).
  5. Iniciativa e Qendrës së Gruas ATO “Përfshirja e Grave (dhe Burrave) të komunitetit në avokim tek Kuvendi Komunal për të siguruar transport pa pagesë për të gjithë fëmijët lidhur me shkollimin e obligueshëm” synon që gratë dhe burrat në zonat rurale të komunës të avokojnë për transport për nxënësit që vijojnë shkollimin e obligueshëm (€2,850).
  6. Shoqata e të Shurdhërve në Prizren synon që “Gratë të bëhen aktive në mbrojtjen e shëndetit të tyre” dhe në rritjen e kualitetit të shërbimeve egzistuese për parandalimin e problemeve shëndetësore (€2,600).
  7. Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave ka një iniciativë për “Idntifikimin e rasteve të dhunës seksuale”, që synon të rrisë efikasitetitn në mbrojtjen e personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës (€3,000).
  8. OJQ Luna në Prilluzhë ka iniciativën: “Parandalimi është çelësi i shëndetit: Kontrollet e rregullta mjekësore shpëtojnë jetë.” Ato synojnë të ngrisin vetëdijen lidhur me përkujdesin parandalues shëndetësor për gratë dhe vajzat (€2,410).
  9. Përmes iniciativës së tyre “Dhuna ndaj grave: Nuk është çështje familjare,” OJQ Venera do të monitorojë seancat gjyqësore lidhur me dhunën në familje, si dhe rastet gjyqësore që lidhen me trashëgiminë dhe divorcin. Ato, poashtu, do të avokojnë tek autoritetet që këto raste të trajtohen me seriozitet. Monitorimi do të bëhet në Gjykatën Themelore në Pejë (€2,467).
  10. OJQ Bliri në Drenas do të punojë drejt “Përmirësimit të qasjes së grave në shërbime shëndetësore kualitative” (€2,975).
  11. OJQ Dera e Hapur dhe OJQ Ruka Ruci përfituan një “Grant avokimi në partnership për ndryshim”, të titulluar: “Fuqizimi i grave të margjinalizuara përmes njohurive dhe vetëdijësimit për Ligjin mbi Barazinë Gjinore, Ligji No. 2004/2.” Ato synojnë të fuqizojnë gratë e margjinalizuara Shqiptare dhe Sërbe përmes rritjes së njohurive dhe vetëdijes së tyre lidhur me Ligjin mbi Barazinë Gjinore, në mënyrë që ato të mund të avokojnë për implementimin e tij (€8,000).
  12. OJQ Gruaja Hyjnore dhe Shoqata për Edukimin dhe Përkujdesjen e Familjes (SHEPF) poashtu përfituan “Grant avokimi në partnership për ndryshim”. Projekti “Vetëdijësohu për një jetë më të mirë” synon të përmirësojë shëndetin fizik dhe mendor të të rinjëve nga komunat e Gjakovës dhe Gjilanit (€8,000).

Të gjithë përfituesit e granteve, para se të nënshkruajnë kontratat, morrën pjesë në sesionin informues të mbajtur në Prishtinë me 8 korrik, ku stafi i RrGGK ju shpjegoi të gjitha dokumentet e nevojshme për zbatimin e projektit.
“Ky sesion është si një trajnim lidhur me implementimin e projektit, por edhe ngritje e kapaciteteve për organizatat anëtare të RrGGK, pasi që shpjegon saktësisht se si të veprohet edhe me donatorët e tjerë në implementim të projekteve,” tha një organizatë anëtare e RrGGK. Organizatat tjera u pajtuan që “Sesioni orientues na ndihmon që të jemi më të pregaditura edhe për projekte të tjera.”