Ftohen qytetarët të kontribuojnë në Ligjin e ri të Punës përmes një hulumtimi shumë të rëndësishëm

 E vërtetë apo e pa-vërtetë: a po ndikojnë dispozitat e pushimit të lehonisë në papunsinë në mesin e grave, për shkak të diskriminimit në punësim? Sa po i vuajnë bizneset financiarisht dispozitat e këtij pushimi? A po diskriminohen burrat duke e pasur parasyshë kohën e shkurtër të caktuar për pushim të atësisë? RrGGK beson që këto dhe pyetje të tjera që kanë të bëjnë me Ligjin e Punës nuk kanë marrë mjaft përgjigje nga hulumtimet egzistuese.

 Prandaj, RrGGK aktualisht është duke kryer hulumtim me qëllim që të informoj Ligjin e ri të Punës me të dhëna të bazuara në hulumtim lidhur me temat e pushimit të lehonisë dhe atij të atësisë. Nxitur nga një kërkesë zyrtare nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Z. Arban Abrashi, për të dalë me rekomandime dhe besimin tonë që një ligj i rëndësishëm si ky duhet të draftohet bazuar në të dhënat e qytetarëve, RrGGK po punon në këtë hulumtim që do të ketë ndikim në ndryshimin e politikave. Pasi që ende nuk ka pasur konsultime publike lidhur me këtë ligj, kjo është një mundësi e mirë dhe e rëndësishme për qytetarët e Kosovës që të shprehin idetë e tyre lidhur me këtë ligj dhe politikat që rrjedhin nga ai, të cilat në mënyrë direkte ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. RrGGK nuk ka pranuar ndonjë financim apo donacion për këtë iniciativë dhe RrGGK llogarit në kontributin dhe vullnetin e qytetarëve për realizimin e këtij hulumtimi të rëndësishëm. 
 
Qytetarët mund të kontribuojnë në këtë hulumtim me përvojat e tyre të rëndësishme dhe mendimet e tyre duke i plotësuar këto anketa në internet, të cilat janë të hapura deri të premtën, 30 tetor:
 
Ato janë në dispozicion edhe në gjuhën serbe:
 
 
RrGGK mirëpret kontributin e qytetarëve për të informuar këtë ligj të ri!