Rritja e numrit të grave të punësuara duke ndryshuar Ligjin e Punës

 Në vitin 2015, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kryer një hulumtim mbi efektet e Ligjit aktual të punës në Kosovë në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. Më konkretisht, ky hulumtim shqyrtoi më hollësisht dispozitat e pushimit të lindjes brenda këtij ligji dhe barrën financiare që ato kanë për punëdhënësit dhe shkalla e diskriminimit që ekziston ndaj grave në punësim ose në punë. Pas dy vjetësh të krijimit të partneriteteve me organizata të ndryshme dhe së bashku duke formuar Forumin Ekonomik të Grave për të avokuar për ndryshimin e dispozitave për pushim, Iliriana Banjska nga RrGK mori pjesë në një seminar dy ditor të organizuar nga Demokracia për Zhvillim (D4D), në të cilin u prezantuan komentet e përbashkëta në draftin e parë të Ligjit të ri të punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).           D4D paraqiti rekomandimet e përbashkëta, të cilat u hartuan pjesërisht edhe nga RrGK dhe gjetjet e hulumtimit në të cilat ato bazohen. Kontributi më i rëndësishëm që shoqëria civile me mbështetjen e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paraqitur është një model i ndryshuar për pushimin e lindjes, atësisë dhe pushimin prindëror. Modeli i propozuar u ofron familjeve gjithsej 13 muaj pushimes. Kjo përfshin tetë muaj për nënën; katër muaj të pushimit të lindjes të paguar 70% të pagës së saj mujore nga punëdhënësi dhe 4 muaj leje prindërore të paguar 50% të pagës mesatare në Kosovë nga qeveria. Për baballarët, ky model u ofron atyre një pushim prej 5 muajsh, që përfshin një muaj pushim atëror të paguar 70% të pagës së tij mujore, nga punëdhënësi dhe katër muaj të pushimit prindëror të paguar 50% të pagës mesatare në Kosovë, nga qeveria. 
            Argumentet janë bërë nga përfaqësuesit e shoqërisë civile se një model i tillë do të kontribuojë në barazinë gjinore në Kosovë, pasi familjet do të kenë një nxitje financiare për të ndarë përgjegjësitë e kujdesit ndaj fëmijëve. Kjo mund të ndryshojë normat tradicionale gjinore në lidhje me familjen dhe punën dhe të lehtësojë një rritje në normat e punësimit të grave. Siç tregoi hulumtimi i bërë nga RRGGK, D4D dhe Instituti Riinvest, pronarët aktual të bizneseve përballen aktualisht me  barrën financiare për shkak që dispozitat për pushime të gjata të lehonisë, kanë rezultuar që punëdhënësit të preferojnë të punësojnë burra më tepër se gra. Kjo është gjithashtu një nga arsyet kryesore përse modeli i propozuar kërkon të lehtësojë punëdhënësit nga shpenzimet aktuale të pushimit të lindjes dhe të krijojë më shumë baraspeshë se sa mund të marrin pushim burrat dhe gratë. Kjo do të kontribuojë në zvogëlimin e diskriminimit gjinor në punësim sepse edhe gratë edhe burrat do të kenë të drejta të barabarta pushimi, potencialisht që i kushtojnë një punëdhënësi saktësisht me shumën e njëjtë. 
           Ministri i MPMS, Skender Reçica përshëndeti të gjithë dhe vlerësoi për punën e bërë në këtë drejtim RrGK -në dhe përfaqësues të tjerë nga shoqëria civile dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të pranishëm në punëtorinë dhe hynë në dialog me pjesëmarrësit në lidhje me pushimet e lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror. Diskutimi u dëshmua të jetë shumë i nxehtë pasi që duket se ka keqkuptime në lidhje me qëllimet e modelit të propozuar në mesin e zyrtarëve të ndryshëm. Sidoqoftë, u identifikuan disa qëllime të përbashkëta në gjetjen  e mënyrave për rritjen e numrit të grave të punësuara në Kosovë dhe u bënë marrëveshje për të bashkëpunuar në këtë drejtim.