Fondacioni IPKO (FI) dhe RrGGK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi më 23 Korrik.

Fondacioni IPKO Dhuron €5000 dhe Bëhet Partner i RrGGK

Fondacioni IPKO (FI) ka dhuruar €5000 për programet dhe iniciativat e RrGGK-së. Të dy organizatat, më 23 Korrik nënshkruan një memorandum.
“FI mendoi se dhurimi i të hollave për Fondin e Grave të Kosovës të RrGGK-së do të ishte një mundësi shumë e mirë për filantropi,” tha Teresa Crawford, Anëtare e Bordit Themelues të FI. “Pasi kjo shumë i është dhuruar RrGGK-së për qëllime të përgjithëshme, RrGGK mund ta përdorë atë edhe për projekte e aktivitete të tjera.”
RrGGK planifikon t’i përdorë fondet për avokim dhe promovim të të drejtave të grave. FI dhe RrGGK poashtu diskutuan fusha të ndryshme potenciale për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke përfshirë edhe përkrahje të mundshme në të ardhmen nga FI për Fondacionin për Arsimimin e Vajzave “Çifti Buçinca”, përmes programit të tij Bursa për Gjeneratat e Ardhshme.
“RrGGK poashtu po punon në fuqizimin e vajzave përmes Iniciativës për Fuqizimin e Vajzave,” tha Igballe Rogova, Drejtoreshë  Ekzekutive e RrGGK-së. “Me qëllim të fuqizimit të vajzave, ne duhet të gjejmë mënyra për të përkrahur arsimimin e tyre. Më shumë rrjetëzim mund të kontribuojë në këtë.”
FI poashtu ofroi që të angazhojë bursistët e vet për t’i ndihmuar anëtaret e RrGGK-së, për shembull në ofrimin e punëtorive për teknologji. “Disa nga bursistët tanë do të mund të mbanin sesione informative për teknologjinë dhe përdorimin e mediave sociale për promovimin e punës dhe aktiviteteve,” tha Abetare Gojani, Menaxhere e Programit të FI.
“Mediat sociale mund të mbështesin avokimin e anëtareve të RrGGK-së,” u pajtua me parafolësen Rogova.
FI dhe RrGGK planifikuan aktivitete të përbashkëta shtesë për të promovuar punën e tyre dhe për të gjetur përkrahje financiare shtesë për RrGGK-në. Pasi që FI është anëtar i Odës Ekonomike Amerikane (OEA)në Kosovë, kjo organizatë do të shohë mundësinë e organizimit të një ngjarjeje me anëtarët e tjerë të OEA-së, për t’i njoftuar ata me RrGGK-në, si përkrahës të mundshëm të ardhshëm.