RrGK mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Megjithatë RrGK mendon se dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t’i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
RrGK do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykates Themelore ndaj Dardan Krivaqës të mos ndryshojë.
RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800.