Gjyljeta Mushkolaj

Gjyljeta Mushkolaj është profesoreshë e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës dhe anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo ishte gjyqtare e gjeneratës së parë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe ka kontribuar në hartimin e Kushtetutës së Kosovës si anëtare e Komisionit Kushtetues. Me përvojë të gjatë në fushën e drejtësisë kushtetuese dhe të drejtave të njeriut, ajo ka ligjëruar në universitete të njohura, ka shërbyer në organizata ndërkombëtare dhe ka pranuar një sërë çmimesh për kontributin e saj, përfshirë Çmimin Presidencial për dhjetëvjetorin e Pavarësisë dhe Çmimin “Grua Pioniere në fushën e drejtësisë”.