Fushata “Bonu cool, mos bjer shpullë” ka organizuar edhe dy ngjarje të tjera gjatë muajit Shtator të vitit 2013. Njëra nga ngjarjet ishte konkursi me karakter garues i grafiteve, i cili u organizua për adoleshentët e moshave 13-19 vjeçare.
Tema e konkursit ishte “Barazia Gjinore/Dhuna te çiftet adoleshente”.
Artistë adoleshentë të grafiteve nga Prishtina, Peja dhe Gjilani vizatuan grafite në njërën nga rrugët e Prishtinës.
Vizatimi i muraleve/grafiteve është pjesë e fushatës së vetëdijësimit publik të implementuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), përmes projektit “Vetëdija Gjinore, Pjesë e Kulturës së Përgjithshme”, të mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Ngjarja tjetër e organizuar ishte promovimi publik i videospotit të këngës “Se vetëm zemra flet saktë”. Kjo video poashtu ngritë çështjen e vetëdijësimit gjinor duke folur kundër dhunës në baza gjinore tek adoleshentët. Kënga është komponuar dhe kënduar nga këngëtarja e mirënjohur kosovare, Rona Nishliu.
Kampanja “Bonu cool, mos bjer shpullë” synon të bëjë ndërgjegjësimin e të rinjëve përmes përfshirjes së ndjeshmërisë gjinore në kulturën urbane.
Për më shumë informata, vizitoni uebfaqen e QKSGj-së: http://kgscenter.net/.
Ky artikull është shkruar bazuar në informatat që QKSGj i ka ofruar RrGGK-së.
Ky artikull është shkruar bazuar në informatat që QKSGj i ka ofruar RrGGK-së.