Artpolis organizoi punëtorinë “Siguria e integruar për aktivistet e reja” në Mavrovë, Maqedoni nga data 29 janar deri me 1 shkurt. Photo credits: Lyra Vula

Aktivistet e reja mësojnë për sigurinë e integruar

OJQ Artpolis, anëtare e RrGGK, organizoi punëtorinë “Siguria e integruar për aktivistet e reja”, e cila u mbajt në Mavrovë, Maqedoni nga data 29 janar deri me 1 shkurt. Në këtë punëtori morrën pjesë aktiviste për të drejtat e grave nga organizata të ndryshme në Kosovë, përfshirë edhe tri përfaqësuese nga RrGGK.
     Gjatë punëtorisë u krijua hapësirë e sigurtë për të reflektuar mbi mirëqenien dhe sigurinë personale të aktivisteve, menaxhimin e stresit dhe traumës, planifikimin e kohës personale dhe tema tjera që ndërlidhen me mirëqenien e aktivisteve dhe ndikimin e mirëqenjes në punën dhe sigurinë tyre, si dhe të organizatës në të cilën ato punojnë.
     Punëtoria u facilitiua nga Zana Hoxha Krasniqi, OJQ Artpolis dhe Svjetlana Markovič nga Helsinki Citizens’ Assembly, BeH.
     Gjatë punëtorisë aktivistet diskutuan tema të ndryshme dhe ndanë storie me njëra-tjetren, bazuar në rregullen e paracaktuar të punëtorisë që të gjitha diskutimet të mbesin konfidenciale.
    “Patëm mundësi të diskutojmë të gjitha gjërat që ne na shqetësojnë, duke pasur hapësirën që të mos gjykohemi nga askush për atë që po e ndajmë,” u shpreh një pjesëmarrëse. “Me të vërtetë kemi pasur nevojë për një punëtori të tillë.”  
     Pjesëmarrëset patën mundësi të mësojnë më shumë për bio-energjinë, të reflektojnë për planet në të ardhmen, të mendojnë më shumë për veten dhe të bëjnë plane për të ardhmen, duke vendosur veten në planin e parë.