Sipas kërkesave të anëtareve të RrGGK gjatë monitorimit të Kodit të Mirësjelljes, RrGGK organizoi
punëtorinë mbi Përgaditjen e Materialeve për Mardhënie me Publikun e cila u mbajt me 30 prill në Innovation Centre Kosovo, Prishtinë.
Gjatë kësaj punëtorie u diskutua për rëndësinë e mënyrës së përgaditjes së materialeve për mardhënie me publikun (buletinit, broshurave, raporteve vjetore etj).
Krenar Basha, nga Night Desgin u shpjegoi pjesëmarrësve se si të bëhet promovimi i punës së organizatave në mënyrë sa më të mirë me shpenzime minimale. Gjithashtu, përmes punës interaktive në grupe organizatat anëtare patën mundësinë të dizajnojnë materiale në mënyre praktike në kompjuter duke krijuar dizajne personale për materiale për mardhënie me publikun.
“Në organizatën tonë ne nuk publikojmë buletine mujore të rregullta. Ne po planifikojmë të fillojmë së shpejti dhe unë do të jem përgjegjëse për përgaditjen e tyre. Prandaj, jam shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj punëtorie,” tha Fatime Gerxhaliu, nga Qendra për Rehabilitim e Viktimave të Tortures (KRCT). “Tani është më e qartë për mua se si të përgadis materiale për mardhënie me publikun.”
Poashtu gjatë kësaj punëtorie Donjeta Berisha, Kordinatore për Mardhënie me Publikun në RrGGK poashtu ndau informata për përdorimin efektiv të rrjeteve sociale.
Kjo punëtori u organizua në kuadër të iniciativës për “Fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile të udhëhequra nga gratë në Kosovë”, projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.